Hoxhaj “godet” Mustafën e Haradinajn, e qon në qiell Kadri Veselin

05.08.2019 / Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe zëvendskryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj ka “goditur” kryetarin e ri të LDK-së, Isa Mustafën si dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Hradinajn.
Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj vendimit të sotëm që mori Kryesia e Kuvendit për shpërbërjen e saj më 22 gusht përmes një seance.
Sipas Hoxhajt Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë.
Hoxhaj në Facebook ka shkruar se: “Karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave”.
Po ashtu ai më tuje shkroi se: “Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës”.
Kujtojmë se sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot 22 gushtin si datë për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Të fundit
3 orë më parë / Lajme
Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID8 orë më parë / Lajme
Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Për ti luftuar dështimet Kurti po i përndjek mediat