Hoxhaj e qon në “qiell” PDK-në: PDK do të ndërtojë një qeveri më afër qytetarëve

Kosovës i duhen institucione kredi bile që do të kenë prioritet jetën e përditshme të qytetarëve dhe avancimin drejt Bashkimit Evropian.

Kështu  ka shkruar në rrjetin social Facebook nënkryetari i PDK-së njëherësh dhe zëvendëskryeministër i Kosovës në dy vitet e fundit, Enver Hoxhaj.

“PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase”.

Hoxhaj ka theksuar që të arrihet suksesi duhet të zvogëlohet në mënyrë drastike numri i ministrive .

“Kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit. Kështu që plani i PDK-së për një qeveri të vogël në legjislaturën e ardhshme është që të miratohet Ligji për Qeverinë dhe kështu ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e ministrive”.

RAPORTO