Hoxhaj e konfirmon: Kemi mbledhur nënshkrimet, do ta çojmë Osmanin në Kushtetuese

17.06.2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka njoftuar se opozita ka mbledhur nënshkrimet për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së. Një gjë të tillë Hoxhaj e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social […]

Hoxhaj e konfirmon: Kemi mbledhur nënshkrimet, do ta çojmë Osmanin në Kushtetuese Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka njoftuar se opozita ka mbledhur nënshkrimet për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Një gjë të tillë Hoxhaj e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Poashtu u.d i kryetarit të PDK-së ka falënderuar opozitën për bashkëpunim lidhur me këtë çështje.

“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik.

Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet.

Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka shkruar ai.