Herolind Bytyçi
30.03.2019, 17:39

Hoxhaj dhe Muharremaj nderojnë dëshmorët në fshatin Sllapuzhan

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka nderuar sot dëshmorët e fshatit Sllapuzhan, në 20 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapdarit të dëshmorëve. Kryetari Muharremaj ka mbajtur një fjalë rasti duke thënë se: “Në Sllapuzhan ne kujtojmë të rënët për liri. Dëshmorët me shembullin e tyre e kanë dëshmuar vullnetin dhe sakrificën për atdheun, për lirinë dhe të ardhmen tonë”.

Homazhe kanë bërë dhe kanë vendosur buqeta me lule edhe përfaqësues të tjerë si zv.kryeministri Enver Hoxhaj, Kryetari i LDK-së, në Suharekë, Sali Asllanaj, dy zv.ministrat, Idriz Selimaj dhe Sami Hajdaraj si dhe përfaqësues të shqatave të dalura nga lufta.

Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve të kombit nga Sllapuzhani i Therandës Xhavit Syla, Hafir Elshani dhe Vehbi Jahja, si dhe të 10 martirëve nga ky fshat vizitova fshatin dhe takova shumë familjarë e bashkëfshatarë të tyre. Në ceremoninë përkujtimore theksova se këta të rënë bashkë me të gjithë të tjerët që dhanë jetën për liri, janë gurthemeli i pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, ka thënë Hoxhaj.