Hoxhaj bisedon me senatorin Dole: Aty ku është Amerika është edhe Kosova!

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka biseduar sot me ish kandidatin për president të SHBA-ve, senatorin Bob Dole.

Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot ka biseduar me ish kandidatin për president të SHBA-ve, senatorin Bob Dole, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do të forcojë partneritetin strategjik në mes të dy vendeve.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë dhe nderin që gjatë një bashkëbisedimi shumë të mirë t’i uroj Vitin e Ri mikut të madh të Kosovës, ish kandidatit për president të SHBA-ve, senatorit Bob Dole. Edhe këtë herë, sikur gjatë gjithë jetës së tij, senatori Dole shprehu dashurinë e tij të madhe për Kosovën dhe urimin që të kemi një vit sa më të mbarë dhe me më shumë prosperitet. E falënderova përzemërsisht senatorin Dole për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës. Si kryeministër i ardhshëm e sigurova atë se, edhe në sfidat dhe proceset e ardhshme, përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit tonë, do të jetë forcimi i partneritetit strategjik në mes të dy vendeve tona. Aty ku është Amerika është edhe Kosova!

RAPORTO