Hoxhaj: As nesër nuk e votojmë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me LVV-në jemi larg

07.10.2020

I ftuar në RTK, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për qëndrimin në opozitë, bashkëpunimin me LVV-në dhe hyrjen e PDK-së në qeveri. Ai tha se sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ata ende janë larg. “Jemi larg me VV-në dhe zotin Kurtin. Me faktin se VV-ja dhe LDK-ja nuk krijuan një besim […]

Hoxhaj: As nesër nuk e votojmë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me LVV-në jemi larg Foto: Ilustrim

I ftuar në RTK, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për qëndrimin në opozitë, bashkëpunimin me LVV-në dhe hyrjen e PDK-së në qeveri.

Ai tha se sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ata ende janë larg.

“Jemi larg me VV-në dhe zotin Kurtin. Me faktin se VV-ja dhe LDK-ja nuk krijuan një besim të mirëfiltë as në biseda për koalicion e as në qeverisje, kjo flet shumë. Ne jemi opozitë ndaj qeverisë, por jo ndaj shtetit. Nëse qeveria thotë se më nuk ka dialog teknik dhe ndodh një takim i madh për njohje në Bruksel, kjo PDK-në e tundon. Ne nuk shkojmë në takime me Marko Gjuriqin”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, VV-ja nuk e ka një logjikë të tillë kur bëhet fjalë për shtetin.

Ai edhe një herë ka folur për hyrjen ose jo të PDK-së në qeveri. “PDK-ja në qeveri nuk sheh rrethana konkrete që të hyjë. Nuk shohim motiv politi, platformë e program. Në politikë mund të ndodhin kthesa, por nuk po shohim arsye që hë për hë të hyjmë në qeveri”, ka thënë tutje nënkryetari i PDK-së.

Më pas Hoxhaj ka folur edhe për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike i cili nesër për herë të gjashtë do të vendoset në votim.

“Në këtë formë siç është tani, nuk e votojmë. Por nëse Bedri Hamza ulet me Avdullah Hotin e diskutojnë atëherë mund të ndryshojnë gjërat. Nëse kjo ndodh, ne do të ishim në gjendje të mendojmë. Por nesër nuk e votojmë pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj.