Hoxhaj: Albin Kurti është zhdukur!

06.05.2021

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të vaksinave, të programit qeverisës dhe të transparencës. Hoxhaj gjithashtu ka shkruar edhe për përplasjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duke e parë si përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës. “Albin Kurti është zhdukur. Të vetmet herë që […]

Hoxhaj: Albin Kurti është zhdukur! Foto: Ilustrim

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të vaksinave, të programit qeverisës dhe të transparencës.

Hoxhaj gjithashtu ka shkruar edhe për përplasjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duke e parë si përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës.

“Albin Kurti është zhdukur. Të vetmet herë që u pa prej se e mori detyrën si kryeministër ishin shfaqjet e tij gjatë zgjedhjeve në Shqipëri duke ndërhyrë në politikën e brendshme të një shteti.

Mungesa e vaksinave, mungesa e programit qeverisës, e transparencës për dialogun, ndarja e 11 milionë eurove për pagesën rrymës së serbëve dhe bizneseve të tyre në veri janë disa nga dështimet e para të plotësuara këto ditë edhe me skandalet e ministrave të tij. Ai është vetëm hija e një kryeministri, që të vetmet deklarata politike i ka “mbrojtjen dhe arsyetimin e qëndrimeve skandaloze të vartësve në kabinetin qeveritar”.

E para në listë është ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e cila nuk po ndalet së foluri dhe me vetëdije për “krimet” kinse të UÇK-së. Ende nuk e dëgjuam asnjë fjalë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Kulmi ishte sot në Kuvend, ku në pritje të një kërkimfalje prej saj ndaj mijëra viktimave shiptare në Kosovë, ajo shkoi më tej duke e marrë në mbrojtje Serbinë. Në vend se të tregoj për planet si ministre e jashtme në cilën organizatë do të aplikoj Kosova dhe ku ka ngecur procesi i njohjeve, ajo zgjodhi konfliktin me opozitën.

Por përpjekja e sotshme e saj dhe e bashkëpartiakëve për t’ia mbyllur gojën opozitës dështoi. Sepse PDK nuk do të nënshtrohet dhe zmbrapset para asnjë presioni. Sepse Kosova ka një kryeministër hije me qeveri praktikantësh, që agjendën ia diktojnë ministrat e tij me skandale dhe jo me punë për të cilën janë votuar masivisht nga qytetarët e Kosovës” thuhet në reagimin e Hoxhajt.