Hoxhaj: Aktakuzat e gatuara nga Serbia e Rusia ndaj udhëheqësve UÇK-së nuk duhet të na gjejnë të përçarë

19.11.2020

Ushtruesi i detyrës së Kreut të Partisë Demokratike në Kosovë, Enver Hoxhaj ka reaguar sërish për ngjarjet e fundit lidhur me aktakuzat e udhëheqësve të luftës çlirimtare ku ka thënë se është momenti që shteti të solidarizohet me ta, familjet e tyre dhe popullin e Kosovës. “Pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës ndaj […]

Hoxhaj: Aktakuzat e gatuara nga Serbia e Rusia ndaj udhëheqësve UÇK-së nuk duhet të na gjejnë të përçarë Foto: epa05943691 Foreign Minister of the Republic of Kosovo Enver Hoxhaj gestures during a joint press conference with his counterpart from Sweden Margot Wallstrom (not in picture) following their meeting in Pristina, Kosovo, 04 May 2017. Swedish Foreign Minister Margot Wallstrom is on a one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ushtruesi i detyrës së Kreut të Partisë Demokratike në Kosovë, Enver Hoxhaj ka reaguar sërish për ngjarjet e fundit lidhur me aktakuzat e udhëheqësve të luftës çlirimtare ku ka thënë se është momenti që shteti të solidarizohet me ta, familjet e tyre dhe popullin e Kosovës.

“Pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës ndaj ish udhëheqësve të luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, është momenti për reflektim dhe solidarizim me ta, familjet e tyre dhe popullin e Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Gjithashtu ai ka thënë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së dhimbshme të kombit tonë, që sot na mbush krenari.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së dhimbshme të kombit tonë, që sot mbush me krenari çdo shqiptar dhe që bëri Ballkanin një rajon më të drejtë e më paqësor”.

“Kosova sot është në ditët e saj më të vështira duke u përballur me përpjekjet shumëvjeçare të Serbisë për të njollosur luftën tonë për liri e cila përbën themelin e shtetit tonë. Për më tepër, që Serbia jo vetëm që nuk është distancuar nga krimet e kryera por ende mban fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës, fakt i hidhur ky që u rikthye në vëmendje këto ditë prej gjetjes së mbetjeve mortore në Kizhevak, afër Rashkës” ka thënë tutje Hoxhaj, përcjellë SuharekaOnline.

Enver Hoxhaj gjithashtu ka thënë se aktakuzat e gatuara të kundërshtarëve të lirisë dhe pavarsisë së Kosovës, Serbia e Rusia, nuk duhet të na gjejnë të përçarë e të papërgaditur.

“Akuzat që janë gatuar nga kundërshtarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Rusia, nuk duhet të na gjej të përçarë e të papërgatitur. Prandaj instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë!Të gjendur përballë kësaj situate kritike e të rëndë, unë bëj thirrje për vetëdije të lartë patriotike, solidaritet e unitet të mbarë faktorit politik shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në trojet e tjera shqiptare. Historia e ka dëshmuar që shqiptarët ia kanë dalë t’i tejkalojnë sfidat e sulmet vetëm kur kanë qenë të bashkuar”.