Hovenier: SHBA-ja qëndron fuqishëm krah KFOR-it për një ambient të sigurt në Kosovë

23.02.2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me komandantin e KOR-it, Ozkan Ulutas.

Hovenier: SHBA-ja qëndron fuqishëm krah KFOR-it për një ambient të sigurt në Kosovë Foto: Ilustrim

Të dy biseduan lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga vetë Hovenier në rrjetin social ‘X’.

“Takimi i mirë me Komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR  pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën X.