Hoti:Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv

17.08.2020

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka pohuar se sot është takuar me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij ku kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryeminsitri Hoti nëpërmjet një shkrimi në llogarin e tij në facebook bëri të ditur se Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim […]

Hoti:Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv Foto: Ilustrim

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka pohuar se sot është takuar me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij ku kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryeminsitri Hoti nëpërmjet një shkrimi në llogarin e tij në facebook bëri të ditur se Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

Hoti tregoi çështjet të cilat u diskutuan në këtë takim me ministrin Likaj

– Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.
– Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv.
– Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.
– Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.
– Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.
– Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave.