Hoti: Vjosa Osmani nuk ka të ardhme politike jashtë LDK-së, jam i bindur se do të kthehet

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen brenda 40 ditësh presin rezultat të mirë, pasi janë mobilizuar si parti.

Ai ka thënë se edhe për kandidatin për kryeministër është diskutuar shumë në LDK dhe në fund është arritur një konsensus i plotë i brendshëm.

”Nuk do ta quaja hezitim, por unë kam kërkuar që të diskutojmë brenda partisë për të marrë vendimin më të mirë në rrethanat në të cilat jemi, sepse vetëm kështu e mbërrijmë konsensusin e brendshëm. Është një vendim i përbashkët”, ka thënë Hoti, për RTK.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

I pyetur për Vjosa Osmanin, Hoti tha se e ajo do të kthehet në LDK.

”Jam i bindur që jashtë LDK-së nuk ka të ardhme politike dhe s’ka kurrfarë logjike, e kanë provu edhe të tjerët para saj, figura edhe më të rëndësishme dhe eventualisht janë kthy. Pres që ajo të kthehet”.

”Ne kemi komunikim të vazhdueshëm bashkë, sigurisht për shkak të proceseve, para pak minutash biseduam për datën e zgjedhjeve” ka shtuar Hoti.

RAPORTO