Hoti: Vendimi për mos fillimin e mësimit me 1 shtator nuk ishte i lehtë

29.08.2020

MASh ka marr vendim që fillimi i vitit të ri shkollorë të nis me 14 shtator, por lajmi i tillë nuk i ka gëzuar fëmijët dhe prinderit në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në facebook se ky vendim nuk ka qenë i lehtë por shëndeti i fëmijëve, prindërve e gjyshërve i ka […]

Hoti: Vendimi për mos fillimin e mësimit me 1 shtator nuk ishte i lehtë Foto: Ilustrim

MASh ka marr vendim që fillimi i vitit të ri shkollorë të nis me 14 shtator, por lajmi i tillë nuk i ka gëzuar fëmijët dhe prinderit në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në facebook se ky vendim nuk ka qenë i lehtë por shëndeti i fëmijëve, prindërve e gjyshërve i ka shtyrë për një vendim të tillë.

Hoti gjithashtu ka thënë se na duhet disiplinë e përgjegjësi individuale e kolektive për të tejkaluar së bashku këtë situatë.

Kjo sfidë, që tashmë është shndërruar në betejë, nuk mund të fitohet vetëm nga mjekët dhe nga institucionet. Duhet të rreshtohemi bashkë, njëri krah tjetrit, për t`i bërë ballë virusit tash kur po ofrohet vjeshta.

14 shtatori është afër, shumë kush do të thotë se për këto dy javë nuk do të fitojmë asgjë, por gabohen. Kur të gjithë së bashku pranojmë të vihemi në shërbim të shëndetit të fëmijëve tanë, mund t`i bëjmë lak së keqes duke e evituar atë.

Kryeminsitri Hoti ndër tjera ka shtuar se në këto ditë që kemi përpara, si prindër duhet të flasim shumë me fëmijët tanë për rëndësinë që ka të mbajturit e maskës dhe distancës edhe atëherë kur vrulli fëmijëror kërkon që rregulli të thyhet. Duhet t`u bëjmë me dije fëmijëve tanë se ata duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe tonin. Duhet ta kuptojnë këtë si mision.

Gjithashtu ai thotë se do mësimdhënës, punëtor shkolle e përgjegjës institucional duhet ta përdorë këtë periudhë dy javore për të bërë të gjitha përgatitjet në shkollë që shëndeti i fëmijëve të mbrohet.

Unë jam optimist se ne kemi zgjuarsinë dhe dashurinë për fëmijët për të përballuar me sukses kthimin e tyre në shkollë dhe në shoqërim me njëri-tjetrin, ka shtuar Avdullah Hoti.