Hoti: Vaksinat anti-COVID pritet të arrijnë në shkurt, brenda dite do të vaksinohen 20 mijë qytetarë

06.01.2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë njoftuar rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19. Hoti para gazetarëve ka thënë se është përgatitur strategjia e imunizimit në bazë të cilit përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-COVID. “Ashtu si na […]

Hoti: Vaksinat anti-COVID pritet të arrijnë në shkurt, brenda dite do të vaksinohen 20 mijë qytetarë Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë njoftuar rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19.

Hoti para gazetarëve ka thënë se është përgatitur strategjia e imunizimit në bazë të cilit përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-COVID.

“Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, tha Hoti.

Ai shtoi se në të gjitha komunat, dhe në bazë të kësaj strategjie komunat me qendrat e mjekësisë familjare udhëzohen të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre kritereve.

“Komunat përmes QMF udhëzohen që të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre prioteteve. Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore në Kosovë është të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë në gjithë Kosovën. Për një periudhë të shkurtë kohore ne do të vaksinojmë një pjesë të konsiderushme të qytetarëve”, tha Hoti.

Hoti shtoi se synojnë që brenda dite të vaksinohen 20 mijë qytetarë.

“Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është ta vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda dite”, tha Hoti.