Hoti thotë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën

09.10.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka numëruar disa prej sukseseve të Qeverisë në njërën nga replikat që ka pasur sot me deputetën e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. “Programi jonë për rimëkëmbje ekonomike është në vlerë prej 365 milionë euro që është miratuar me rishikimin e buxhetit. Vendimi i fundit ka qenë lëshimi i 87 milionëve” ka […]

Hoti thotë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka numëruar disa prej sukseseve të Qeverisë në njërën nga replikat që ka pasur sot me deputetën e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Programi jonë për rimëkëmbje ekonomike është në vlerë prej 365 milionë euro që është miratuar me rishikimin e buxhetit. Vendimi i fundit ka qenë lëshimi i 87 milionëve” ka thënë kryeministri Hoti.

“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur”.

“Këto ia kemi sjell vendit. Marrëveshja e Washingtonit ka sjell një miliardë euro investime për pesë vjetët e ardhshme”.

Hoti ka thënë se mjete për Kosovën janë ndarë edhe nga BE në kuadër të pakos nëntë miliardhëshe si mbështetje lidhur me pandeminë.