Hoti thotë se deri në fund të vitit do të subvencionohen pagat për bizneset dhe qytetarët

23.09.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se tani është krijuar një moment komplet i ri me zhvillimet politike që kanë ndodhur dhe në veçanti me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington. Hoti sot në takim me Odat Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve, ka theksuar rëndësinë që të kalohet në Kuvend Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. “Tashmë është […]

Hoti thotë se deri në fund të vitit do të subvencionohen pagat për bizneset dhe qytetarët Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se tani është krijuar një moment komplet i ri me zhvillimet politike që kanë ndodhur dhe në veçanti me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington.

Hoti sot në takim me Odat Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve, ka theksuar rëndësinë që të kalohet në Kuvend Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Tashmë është themeluar një fond në Buxhetin e Kosovës prej 365 milionë eurosh, ndërsa një pjesë e konsiderueshme është paguar. Ministria e Financave ka dhënë në dispozicion për këtë fond rreth 100 milionë euro shtesë”.

Hoti tregon se sot u diskutuan kriteret bazike për shpërndarjen sa më parë, në javët e ardhshme, të këtij fondi, kryesisht për subvencionim të pagave, të eksporteve, për pjesën e bujqësisë dhe gjatë tetorit do të shohim edhe financimin e masave të tjera të parapara në programin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Për ne, është vitale që t’u qëndrojmë afër bizneseve gjatë këtyre muajve të vështirë”, tha Hoti.

Ky ligj, bashkë me Fondin për rimëkëmbje ekonomike, në total, deri në fund të këtij viti iu mundëson bizneseve dhe qytetarëve në Kosovë rreth 700 milionë euro në dispozicion, prej të cilave për një muaj e përmbyllim pjesën tonë të Fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë, pastaj pjesa tjetër që vjen prej Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Është e nevojshme që Qeveria, Oda Ekonomike dhe komuniteti i biznesit të punojnë bashkë, në mënyrë që të shfrytëzohet ky moment i jashtëzakonshëm që është krijuar me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit, nga e cila janë së paku një miliard dollarë amerikan financim për projekte infrastrukturore, që janë të listuara në marrëveshje: hekurudha, autostrada, studimi i fizibilitetit për hekurudhën për Durrës dhe projekte të tjera infrastrukturore.