Hoti: Të respektohen masat mbrojtëse në shkolla, mos ta ndërprejmë përsëri mësimin

12.09.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë në të gjitha shkollat e Kosovës, pasi që viti i ri shkollor fillon me 14 shtator të hënën (faza e parë). Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se rreziku për tu infektuar nga […]

Hoti: Të respektohen masat mbrojtëse në shkolla, mos ta ndërprejmë përsëri mësimin Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë në të gjitha shkollat e Kosovës, pasi që viti i ri shkollor fillon me 14 shtator të hënën (faza e parë).

Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se rreziku për tu infektuar nga COVID-19 është ende i lartë edhe pse ditëve të fundit në vendin tonë ka rënie të rasteve pozitive.

Gjithashtu Kryeministri ka thënë se na duhet mobilizim sidomos tash në kohën e vjeshtës ku gjendja mund të rëndohet edhe për shkak të gripit sezonal.

Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik, sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal.

Hoti ka shtuar se duhet të punojmë së basku me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin.