Hoti: Të hënën dialogojmë për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke

06.09.2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në profilin e tij ka shkruar lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënën me palën serbe në Bruksel. Sipas kryeministrit Hoti të hënën takimi në Bruksel do të mbahet për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në […]

Hoti: Të hënën dialogojmë për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në profilin e tij ka shkruar lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënën me palën serbe në Bruksel.

Sipas kryeministrit Hoti të hënën takimi në Bruksel do të mbahet për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura.

Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim euro-atlantik të të gjithë regjionit” ka shkruar Hoti.