Hoti sot në Bruksel takohet me Stoltenbergun

08.09.2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Vetë Hoti njoftoi për këtë takim përmes një postimi në Facebook. “Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është […]

Hoti sot në Bruksel takohet me Stoltenbergun

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Vetë Hoti njoftoi për këtë takim përmes një postimi në Facebook.

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”.

Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Matthew Palmer.

Ai po ashtu është takuar edhe me kryediplomatin europian Josep Borrell, si dhe më vonë gjatë ditës së djeshme është pritur nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP) Donald Tusk.

Etiketat

Ofertat e fundit