Hoti: Situata me COVID-19 është situatë e luftës, na duhet mobilizim i përgjithshëm

12.11.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK, ku pas vizitës janë deklaruar para mediave, duke njoftuar për situatën epidemiologjike në vend. Hoti situatën e krijuar nga virusi Korona e krahason me atë të luftës duke thënë se duhet të bëhet mobilizim i përgjithshëm, ku […]

Hoti: Situata me COVID-19 është situatë e luftës, na duhet mobilizim i përgjithshëm Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK, ku pas vizitës janë deklaruar para mediave, duke njoftuar për situatën epidemiologjike në vend.

Hoti situatën e krijuar nga virusi Korona e krahason me atë të luftës duke thënë se duhet të bëhet mobilizim i përgjithshëm, ku edhe theksoi se do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat për furnizim me oksigjen dhe barna.

“Kjo është situatë e luftës, duke u përballur me një rrezik të madh me viktimat, të rrite efikasiteti në punë, për të përmirësuar shërbimin dhe të kemi furnizim të mirë me barna”.

“Po bëjmë maksimumin që të furnizojmë me oksigjen dhe shtertë shtesë. Do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Do të jemi në baza të rregullat këtu, që tu dalim në ndihmë të gjitha atyre që kanë nevojë”.