Hoti: Shumica e biznesve i kanë pranuar subvencionet nga Fondi për Rimëkëmbje

17.10.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarëve. Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka ftuar 10 mijë bizneset nga 36.679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI. “Shumica e bizneseve tashmë i […]

Hoti: Shumica e biznesve i kanë pranuar subvencionet nga Fondi për Rimëkëmbje Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarëve.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka ftuar 10 mijë bizneset nga 36.679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

“Shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve. Afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ftohen t’i përditësojnë këto të dhëna”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu tregoi se 60 milion nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë.

“60 milion euro nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme. Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”, ka shkruar në Hoti.