Hoti: Respektoni masat anti-COVID, mos ua vështirësoni mjekëve punën dhe vetes jetën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka reaguar për masat e reja të cilat janë marr nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit Korona.

Kryeministri Hoti ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes e të mos e rrisin edhe më shumë numrin e të infektuarve me këtë virus.

Reagimi i plotë:

Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.