Hoti raporton në Komisionin për drejta të njeriut për çështjen e të pagjeturve

09.11.2020

Kryeministri Avdullah Hoti po raporton para komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e të pagjeturve. Hoti tha për KosovaPress se deputetëve do t’ia paraqes aktivitetet e qeverisë për çështjen e të pagjeturve. “Kemi mbledhje të komisionit parlamentar për të pagjeturit. Do t’i informojmë kuvendin për detajet për aktivitetet që po […]

Hoti raporton në Komisionin për drejta të njeriut për çështjen e të pagjeturve Foto: Ilustrim

Kryeministri Avdullah Hoti po raporton para komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e të pagjeturve.

Hoti tha për KosovaPress se deputetëve do t’ia paraqes aktivitetet e qeverisë për çështjen e të pagjeturve.

“Kemi mbledhje të komisionit parlamentar për të pagjeturit. Do t’i informojmë kuvendin për detajet për aktivitetet që po i bëjmë si qeveri për çështjet e të pagjeturve”, tha ai.

KosovaPress ka kontaktuar edhe zyrën për informim të Kuvendit të Kosovës, ku u bë e ditur se raportimi i kryeministrin në këtë komision është e mbyllur për media.

Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës janë 116 persona të pagjetur, 28 prej tyre fëmijë, shkruan SuharekaOnline.