Hoti për personat e pagjetur: Po planifikojmë të gërmojmë në 5 lokacione të Kosovës

19.11.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit ku po mbahet interpelanca ndaj tij për çështjen e të pagjeturve, ka thënë se kjo temë është duke u trajtuar me përkushtim nga institucionet e Kosovës. Hoti ka thënë se në Kosovë janë 1638 persona ende të pagjetur. Hoti ka shtuar se në morgun e Institutit […]

Hoti për personat e pagjetur: Po planifikojmë të gërmojmë në 5 lokacione të Kosovës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit ku po mbahet interpelanca ndaj tij për çështjen e të pagjeturve, ka thënë se kjo temë është duke u trajtuar me përkushtim nga institucionet e Kosovës.

Hoti ka thënë se në Kosovë janë 1638 persona ende të pagjetur.

Hoti ka shtuar se në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë ende rreth 300 mbetje mortore të pa identifikuara.

“Janë rreth 300 mbetje mortore në IML që nuk janë identifikuara. Ka mungesë të familjarëve për të ofruar mostra të gjakut që të identifikohen këto mbetje mortore. Në këtë proces të komplikuar, është i përfshirë një rrjet i madh i mekanizmave”, u shpreh Hoti.

Gjithashtu, Hoti ka shtuar se procesi për gjetjen e mbetjeve mortore ka pasur një dinamikë të madhe gjatë këtij, përderisa theksoi se deri në fund të këtij viti përderisa do të mundësoj edhe moti planifikohet të gërmohet në 5 lokacione për gjetjen e trupave.