Hoti: Për katër muaj qeverisje, kemi larguar nga diskursi publik fjalën ‘korrupsion’

08.10.2020

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi ka thënë se për 4 muaj, Qeveria e tij ka arritur ta heq fjalën “korrupsion” nga diskursi publik. Hoti gjatë konferencës ka thënë se Qeveria që e udhëheq ka treguar vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar, […]

Hoti: Për katër muaj qeverisje, kemi larguar nga diskursi publik fjalën ‘korrupsion’ Foto: Ilustrim

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi ka thënë se për 4 muaj, Qeveria e tij ka arritur ta heq fjalën “korrupsion” nga diskursi publik.

Hoti gjatë konferencës ka thënë se Qeveria që e udhëheq ka treguar vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar, ndërsa tha se aksionet e Policisë do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme për të vendosur rend dhe ligj në çdo cep të vendit.

“E them me kënaqësi, që në 4 muajt e qeverisjes sonë, fjalën “korrupsion” e kemi largu  nga diskursi publik. Dhe kemi tregu vendosmëri të madhe në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvillu para dy jave, po vazhdojnë ende dhe do t’i shihni edhe tjerat në ditët në vijim në gjithë vendin pa përjashtim për të vendosur rend dhe ligj cep më cep me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoti.

Kryeministri, gjithashtu tha se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, ndërsa tha se gjatë takimit me Vahelyin e ka ndjerë shqetësimin e tij për këtë çështje.