Hoti paralajmëron mbyllje totale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmruar se Kosova po shkon drejtë mbylljes totale pasi që ditëve të fundit numri i të infektuarve me Koronavirus është rritur dukshëm.

Kryeministri Hoti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona pritet të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh.

Hoti gjithashtu theksoi se i kupton shqetësimet e bizneseve por që primare është ruajtja e shëndetit publik.

”Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë bukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri më tash, disa masa pak më strikte vikendin e kaluar dhe tash jemi duke i përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke i kryer disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që i prekin kryesisht këto masa, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim masa.

Jemi duke i ndjekur protokollet që i kanë zbatuar edhe vendet e tjera, por ne jemi në një situatë më të vështirë për shkak të kapaciteteve të limituara në spitale, për të akomoduar të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Duhet thënë që për vite të tëra nuk ka pasur rritje të kapaciteteve në spitale dhe pavarësisht përgatitjeve që i kemi bërë me rritje të kapaciteteve për testim ta zëmë, ose me përfshirjen e spitaleve nëpër regjione dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, edhe me rritjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore, prapë është e pamundur që të përballojmë situatën. Prandaj, jemi të detyruar të shkojmë drejt masave ekstreme, përfshirë edhe mbylljen totale” ka thënë Hoti.

Ndyshe sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë identifikuar 596 raste të reja me COVID-19, 8 raste në Komunën e Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.