Hoti njofton se pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

04.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur për miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Hoti ka njoftuar se pas 8 ditësh, do të hapet sistemi online, me precedura shumë të thjeshta për t’i tërhequr paratë. Ai njoftoi se Ministria e Financave ka nisur punën për t’a zbatuar më pas nenet […]

Hoti njofton se pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur për miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Hoti ka njoftuar se pas 8 ditësh, do të hapet sistemi online, me precedura shumë të thjeshta për t’i tërhequr paratë.

Ai njoftoi se Ministria e Financave ka nisur punën për t’a zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje duke theksuar se ka kontaktuar Trustin, dhe në fillim të javës që po vjen do të ketë takim me ta.

“Sapo pata një telefonatë të Trustit pensional ku do t’i takoj në fillim të javës, në mënyrë që të sigurohemi që sapo ky Ligj të hyjë në fuqi qytetarët të kenë mundësi që përmes procedurave të thjeshta të mund t’i tërheqin menjëherë paratë nga Trusti” tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se janë gjithsej 212 milionë euro të cilat qytetarët do të mund t’i tërheqin nga Trusti Pensional i Kosovës.