Hoti në takim me delegacionin amerikan, diskutohet për Ujmanin

19.10.2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot janë takuar me një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Mattew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues […]

Hoti në takim me delegacionin amerikan, diskutohet për Ujmanin Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot janë takuar me një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Mattew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it.

Hoti përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës po bënë hapat e nevojshëm drejt implementimit të marrëveshjes së Washingtonit.

Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, takuam një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Mattew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuam për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I falënderova delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.

Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje.