Hoti: Marrëveshja e sotme është një hap drejt një marrëveshje finale me Serbinë

04.09.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur gjatë një konference për media nga Uashingtoni pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë këtij prononcimi, Hoti ka thënë se “kjo marrëveshje edhe pse me karakter ekonomik, është historike dhe e rëndësishme meqë është një hap i madh drejt marrëveshjes finale”. Më pas Hoti e ka […]

Hoti: Marrëveshja e sotme është një hap drejt një marrëveshje finale me Serbinë Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur gjatë një konference për media nga Uashingtoni pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij prononcimi, Hoti ka thënë se “kjo marrëveshje edhe pse me karakter ekonomik, është historike dhe e rëndësishme meqë është një hap i madh drejt marrëveshjes finale”.

Më pas Hoti e ka falënderuar, emisarin Richard Grenell, i cili sipas Hotit ka dhënë një kontribut të madh në arritjen e kësaj marrëveshje.

Gjithashtu, Hoti, ka falënderuar edhe lobin shqiptar në Amerikë, të cilit kanë qenë të angazhuar në këtë drejtim.

Sipas Hotit “rëndësia e kësaj marrëveshje qëndron në arritjen e dy vendimeve, njëri që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik brenda rajonit ku rol do të luajnë autostrada dhe hekurudha deri në portin e Adriatikut, dhe tjetra është njohja e Kosovës nga ana e Izraelit”.

Duke folur për pikat e marrëveshjes, si: Njohja e diplomave, Fizibiliteti për Liqenin e Ujmanit, Hyrja e Kosovës në Zonën Minshengen etj, Hoti, ka thënë se “pavarësisht që dikujt mund t’i duken si Dejavu, këto kësaj radhe janë serioze dhe të vërteta sepse janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardh”.

I pyetur për njohjen nga ana e Serbisë? Hoti ka përsëritur qëndrimin e tij se “çdo takim që e bëjmë edhe ky i sotshëm, është në funksion të njohjes reciproke”.

Në fund, në pyetjet e shtruara nga gazetarët, për mungesë uniteti brenda partnerëve të koalicionit në raport me marrëveshjen, përveç Hotit që ka thënë së ka unitet, ka folur edhe Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj – Stublla ka thënë se “fakti që jam edhe unë në konferencë, tregon për pajtueshmëri dhe unitet”.

“Në kemi dhënë kontribut në ndryshimin e  disa pikave të kësaj marrëveshje, ku çështja e liqenit të Ujmanit nga një marrëveshje trilaterale, me insistimin tonë u bë marrëveshje bilaterale, mes palës shqiptare dhe asaj amerikane”.