Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media pas mbarimit të takimit me komitetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka deklaruar që situata në Kosovë sa i përket pandemisë është alarmante.

Ai tha se Klinika Infketive është e stërmbushur me pacientë. Megjithatë theksoi se situate është nën kontroll, ani se e quajti të brishtë.

Hoti tha se shteti është duke konsideruar që disa vende ku ka raste më së shumti me koronavirus, të futen në karantinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave lidhur me situatën e tanishme të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinka Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njërëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta shumë të thjeshta dhe të qarta, maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithku. Çdokush që nuk i z baton këto masa, bën vepër penale sepse rrezikon jetë ne vetë dhe të qytetarëve të tjerë.2 mijë e 677 raste deri sot të prekur me COVID-19, për momentin i kemi 113 që janë të hospitalizuar, gjashtë në gjendje të rëndë, stafi shëndetësore po bën maksimumin dhe del që 8% e rasteve totale janë mjekët stafi shëndetësore që janë prekur nga kjo sëmundje, sepse janë fronti vija e parë e përballjes”, tha Hoti.

Ai shtoi se janë duke menduar ndoshta për masën e karantinimit ndoshta në lokacione ku janë paraqitur më shumë raste.