Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit

02.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor. Hoti në këtë takim ka kërkuar të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për […]

Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor.

Hoti në këtë takim ka kërkuar të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti-COVID, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit, transmeton SuharekaOnline.

“Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kam kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje Kryeministri Hoti ka njoftuar se masat aktuale do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti (2020) dhe tha se javën tjetër priten masa të reja për festat e fundvitit në mënyrë që numri i të infektuarve me coronavirus të mos rritet.