Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar, është kohë dialogu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media i ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq ku kërcënoi me luftë.

“Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë në frymën e procesit të dialogut”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu Hoti ka thënë se koha e konflikteve ka kaluar, tani duhet të diskutohet përmes dialogut.

“Koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes dialogut. Çdo deklaratë  tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet tona janë të paqes dhe vendosmërisë për ta ruajtur sovranitetin”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.