Hoti: E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021
- 22.12.2020

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka mbajtur konferencë për media ku është deklaruar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Hoti ka thënë se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ka thënë se do ta respektojë një vendim të tillë pa diskutim.
“Jeni në dijeni që vendimi i Gjykatës është bërë publik, e pranoj këtë vendim dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim”, ka thënë Hoti.
Ai gjithashtu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës mos të shpërndahet pa u miratuar buxheti i vitit 2021.