Hoti e konfirmon mundësin e mosmbajtjes së takimit në Bruksel me Vuçiqin

24.09.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media sot ka njoftuar në lidhje me çështjen e Asociacionit. I pyetur nga gazetarët për takimin me Serbinë që u planifikua të mbahet me 28 shtator, ai thotë se takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel ende është në pikëpyetje nëse do të ndodh. Shkak […]

Hoti e konfirmon mundësin e mosmbajtjes së takimit në Bruksel me Vuçiqin Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media sot ka njoftuar në lidhje me çështjen e Asociacionit.

I pyetur nga gazetarët për takimin me Serbinë që u planifikua të mbahet me 28 shtator, ai thotë se takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel ende është në pikëpyetje nëse do të ndodh.

Shkak për këtë është raportuar të jetë refuzimi i institucioneve të Prishtinës për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hoti njofton se çështja e Asociacionit nuk është temë që hapet në dialog, ndërkaq tha se ende nuk e di nëse do të mbahet apo jo takimi në Bruksel.

“Për Asociacionin siç e kam bërë të qartë kjo temë nuk diskutohet sepse është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe pastaj me marrëveshjen tjetër të parimeve të vitit 2015. Nuk është temë që hapet në procesin e dialogut. Nuk e di a do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruksel, mbetet të shihet”, ka thënë Hoti.

Ai e ka quajtur kompromis të madh pranimin që si Qeveri të hyjnë në procesin e dialogut dhe ka ripërsëritur se Kosova është e angazhuar që ta çojë përpara procesin e dialogut me Serbinë.