Hoti: Do të krijohen kushte të mira që nxënësit mos t’a lëshojnë Kosovën

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Rexhep Hoti, sot ka vizituar Komunën e Suharekës ku ka biseduar me përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit dhe ka takuat  të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë:  Garat në Dituri, Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe Sport, ku në këtë garë do të përfshihen 340 mijë nxënës dhe do të ndahen 30.000 shpërblime për nxënësit fitues të vendeve të para.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Në këtë takim ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili e ka falënderuar Koordinatrin Hoti, për këtë vizitë si dhe për projektin që do të zhvillohet edhe në shkollat e Komunës së Suharekës, ku ky projekt do të jetë me interes të veçantë për nxënësit dhe do t’i bëjë ata më kreativ.

Takimin e ka përshëndetur edhe drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyqi, i cili ka thënë se: “ne si Drejtori e Arsimit e Komunës së Suharekës, jemi shumë të kënaqur me këtë projekt nga Koordinatori Nacional.

Kryetari Muharremaj, ka shtuar se do të ketë çmime shtesë për shkollat që tregojnë suksese në këto gara.

Drejtorët e kanë mirëpritur këtë nga kryetari Muharremaj.

Ata në fund të takimit kanë pasur të drejtën të bëjnë pyetje lidhur me projektin, ku Koordinatori z.Rexhep Hoti, u është përgjigjur duke dhënë sçarime shtesë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO