Hoti dhe Zemaj sot takohen me Këshillin e Asociacionit të Komunave, diskutohet rreth masave anti-COVID

14.12.2020

Sot pasdite do të mbahet takim i Këshillit të kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për të diskutuar rreth situatës me COVID 19 si dhe për çështje tjera sa i përket masave. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një ditë […]

Hoti dhe Zemaj sot takohen me Këshillin e Asociacionit të Komunave, diskutohet rreth masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Sot pasdite do të mbahet takim i Këshillit të kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për të diskutuar rreth situatës me COVID 19 si dhe për çështje tjera sa i përket masave.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një ditë më parë duke folur për gjendjen me COVID-19 në vendin tonë, ka thënë se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%, derisa ka shtuar se do ta monitorojnë situatën dhe mbikëqyrin zbatimin e masave.

Sipas tij, institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Ndërsa, ka njoftuar se po përgatisin skenarët për masat e nevojshme për festat e fund vitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve./telegrafi/

Komuna e Suharekës aktualisht bënë pjesë në zonën e verdhë, (grupi i dytë të vendeve me rrezik të mesëm). Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Ndryshe në javën e dytë të muajit dhjetor në Komunën e Suharekës janë regjistruar 56 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit IKSHPK-ja ka njoftuar se janë identifikuar 462 raste të reja me COVID-19, 11 raste vetëm në Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.