Hoti dhe liderë të partive të ndryshme i urojnë Kurtit shërim të shpejtë nga COVID-19
Albin Kurti sot ka njoftuar se sot ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas këtij njoftimi të menjëherëshme kanë qenë reagimet e krerëve e deputetëve nga parti të ndryshme të Kosovës. Ndër të parët që i uroi shërim të shpejtë Kurtit ishte Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ku përmes një postimi në facebook Pacolli […]
Albin Kurti sot ka njoftuar se sot ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Pas këtij njoftimi të menjëherëshme kanë qenë reagimet e krerëve e deputetëve nga parti të ndryshme të Kosovës.
Ndër të parët që i uroi shërim të shpejtë Kurtit ishte Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ku përmes një postimi në facebook Pacolli ka shkruar: “Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”.
Menjëherë pas Pacollit, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shpërndarë një fotografi së bashku me Kurtin, duke i uruar shërim të shpejtë.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, duke shkruar përmes një postimi në facebook.
“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme” ka shkruar Hoti.
Gjithashtu edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas infektimit me COVID-19.
Haradinaj ka publikuar një fotografi me Kurtin, ku sipër saj ka shkruar: Z.Albin Kurti dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, iu dëshiroj shërim të shpejtë.
