Hoti: Burim infektimi është kryesisht gastronomia

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për situatën aktuale me Covid-19 në vend. Thotë se po bëjnë gjithçka që kanë në dorë në mënyrë që të menaxhojnë situatën në mënyrën më të mirë.

Thotë se kanë tentuar që të zbatojnë protokollet e rekomanduara nga OBSH dhe institucionet e tjera shëndetësore në vend. Por ai përmendi edhe qeverinë paraprake, pasi sipas tij, pas karantinës, hapja ndodhi shpejt.

Ndërkohë Hoti ka treguar se pse u bë mbyllja e pjesshme e gastronomisë. Sipas tij, nga historia e treguar prej të infektuarve, ka dalë që shumica e të prekurve me Covid-19, kishin burimin në ndejat e organizuara.

“Burim infektimi është kryesisht gastronomia”, tha ai në T7, transmeton Express.

Ndërkohë ai tha se vendimi për mbylljen erdhi bashkë me lirimin nga puna të njërit prind.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.