Hoti: Aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit e kanë vënë shtetin në sprovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbledhjen e sotme e ka filluar duke folur për aktakuzat e Speciales.

Këto zhvillime të Gjykatës Speciale Hoti ka thënë se janë një sprovë për shtetin e Kosovës.

“Si shumë herë më parë gjatë historike jemi përballur me sprova, kapërcimi i të cilave dëshmon pjekurinë tonë shtetërore. Zhvillimet e fundit si rezultat i konfirmimit të aktakuzave, në mesin e të cilëve edhe presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli e deputeti Rexhep Selimi, të gjitha këto zhvillime e kanë vënë shtetin në sprovë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe një ditë më parë, Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën për ish-presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.