11.09.2019, 9:54

Hoxhaj: Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hogjaj në një postim në rrjetin e tij Facebook ka thënë se 11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës.

“Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale. Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme”.

Tutje Hogjaj tha se Kosova ka qenë dhe do të jetë çdoherë përkrah popullit mik amerikan.

“Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA”, ka shkruar Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Thellohen mëdyshjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.