Historia e dhimbshme e gruas nga Suhareka, qëndroi në gjendje të rëndë për 15 ditë në QKUK, dje vdiq

16.06.2019

H.D nga fshati Samadraxhë të komunës së Suharekës, ka vdekur gjatë ditës së djeshme në QKUK pas 15 ditësh qëndrimi në kujdesin intensiv pas lëndimeve të rënda që mori. Ndonëse ende nuk është bërë e ditur se si u lëndua, një person është arrestuar lidhur me këtë rast. Zyra për Informim e QKUK-së ka bërë […]

Historia e dhimbshme e gruas nga Suhareka, qëndroi në gjendje të rëndë për 15 ditë në QKUK, dje vdiq Foto: Ilustrim

H.D nga fshati Samadraxhë të komunës së Suharekës, ka vdekur gjatë ditës së djeshme në QKUK pas 15 ditësh qëndrimi në kujdesin intensiv pas lëndimeve të rënda që mori.

Ndonëse ende nuk është bërë e ditur se si u lëndua, një person është arrestuar lidhur me këtë rast.

Zyra për Informim e QKUK-së ka bërë të ditur se 54 vjeçarja ka qëndruar në mjekim intensiv nga data 01.06.2019, ndërsa ka vdekur dje, me datë 15.06.2019.

“Sipas informatave, H.D nga Suhareka, viti i lindjes 1965 është shtirë në mjekimin intensiv qendror me datë 01.06.2019, dhe ka vdekur dje, me datë 15.06.2019”, kanë thënë nga Zyra për Informim.

Tutje, është bërë e ditur se gruaja ka qenë në gjendje të rëndë, dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë.

Pas kësaj, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjorë (IML) për obduksion.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar edhe një mashkull, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet, raporton GazetaMetro.

“Me urdhër të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë”.