Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.
Kurti ka bërë të ditur se reciprociteti do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit.
Gjatë këtij muaji Qeveria e Kosovës kishte marrur vendim që të hiqet taksa vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Po ashtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti në këtë konferencë ka shtuar se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane.