“Hidroregjioni Jugor” me njoftim lidhur me përdorimin, shfrytëzimin e paautorizuar të ujit

05.04.2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka njoftuar se për të gjitha lidhjet e pa autorizuara që do të evidentohen nga ekipet e inspektimit do të faturohen. “Hidroregjioni Jugor” ka shpërndarë një rregullore, ku thuhet se bazuar në regulloren Nr.14/2022 për Ndryshimin dhe Plotesimin e Rregullores Nr.06/2016 për Ndërprerje […]

“Hidroregjioni Jugor” me njoftim lidhur me përdorimin, shfrytëzimin e paautorizuar të ujit Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka njoftuar se për të gjitha lidhjet e pa autorizuara që do të evidentohen nga ekipet e inspektimit do të faturohen.

“Hidroregjioni Jugor” ka shpërndarë një rregullore, ku thuhet se bazuar në regulloren Nr.14/2022 për Ndryshimin dhe Plotesimin e Rregullores Nr.06/2016 për Ndërprerje nga Shërbimet e Ujit në Kosovë, e cila Rregullore ka të bëjë me Ndërprerjen nga Shërbimet e Ujit në Kosovë dhe përcaktimin e dëmit të shkaktuar nga lidhjet e paautorizuara, si dhe rikthimin e humbjeve të shkaktuara nga shfrytëzuesit e shërbimeve të ujit, pa lejen ose autorizimin e ofruesit të shërbimeve. Për te gjitha lidhjet e pa autorizuara që do të evidentohen nga ekipet e inspektimit, do të faturohen sipas shtojcës në vijim.

Tek shtojca 1 thuhet se përllogaritja e mesatares mujore dhe vjetore e sasisë së konsumit të ujit në m3, për të gjithë shfrytëzuesit e ujit në mënyrë të paautorizuar që ju përkasin kategorive të konsumatorëve të cekura në nein 18/A paragrafin 2 të kësaj rregullore, është bërë në bazë të 630 mostrave të marra për konsumatorët e kategorive përkatëse, në shtatë (7) zonat e Kosovës, ku ofrojnë shërbime rajonale të ujësjellësit.

  1. Tabela për paraqitjen e shfrytëzuesve të ujit në mënyrë të paautorizuar që ju përkasin kategorive përkatëse të konsumatorëve.
Kategoria e
konsumatorit
Mesatarja e
konsumit mujor
në m3
Mesatarja e
konsumit vjetor
në m3
2.1Konsumatorët institucional7629,141
2.2Konsumatorët komercial me biznese
të mëdha (industrial)
1,06512,780
2.3Konsumatorët komercial me biznese të mesme1732,077
2.4Konsumatorët komercial me biznese të vogla18214
2.5Konsumatorët shtëpiak të zonave urbane28335
2.6Konsumatorët shtëpiak të zonave rurale gjysmë-rurale29343
2.7Konsumatorët shtëpiak në apartamente (banim kolektiv)19230