Heqja e Kosovës nga lista e karantinës në Zvicër, rriten çmimet e biletave!

29.09.2020

Pothuajse asnjë targë ZH, SG, VD ose GE nuk ishte parë në Kosovë këtë verë. Shumica e 175,000 personave me prejardhje kosovare që qëndrojnë në Zvicër nuk kanë ardhur këtë verë në vendlindje. Vit pas viti për kosovarët do të thotë lumturi të kthehen në shtëpitë e tyre për pushime. Ata vizitojnë familjen, festojnë dasmat […]

Heqja e Kosovës nga lista e karantinës në Zvicër, rriten çmimet e biletave! Foto: Ilustrim

Pothuajse asnjë targë ZH, SG, VD ose GE nuk ishte parë në Kosovë këtë verë. Shumica e 175,000 personave me prejardhje kosovare që qëndrojnë në Zvicër nuk kanë ardhur këtë verë në vendlindje.

Vit pas viti për kosovarët do të thotë lumturi të kthehen në shtëpitë e tyre për pushime. Ata vizitojnë familjen, festojnë dasmat dhe lënë franga zvicerane në Kosovë, thuhej në një artikull të mediave zvicerane.

Por gjithçka ishte ndryshe këtë verë pasiqë Këshilli Federal e kishte vendosur Kosovën në listën e vendeve me “rrezik të lartë” dhe për secilin që kthehej nga atje duhej që të karantinohej për 10 ditë.

Edhe për diasporën kosovare-shqiptare nuk ishte e lehtë që të mos vizitojnë familjet e tyre këtë sezonë pasiqë është krijuar një lloj tradite për çdo vit radhazi.

Mirëpo kjo ka ndryshuar që nga data 28 shtator ku autoritetet në Zvicër kanë hequr Kosovën nga lista e kufizimit për udhëtim. Me të marrë lajmin se Kosova është larguar nga lista e ndalesës, shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër ua kanë mësyrë agjencive të udhëtimit për të rezervuar bileta për pushime në Kosovë, madje edhe janë nisur me vetura.

Por, pavarësisht heqjes së kufizimeve, megjthatë udhëtimi përmes aeroportit vazhdon të ketë kosto. Duke marr parasysh faktin se pandemia ka goditur secilin shtet dhe sektor të biznesit, aviokompanitë tashmë kanë rritur edhe çmimin e biletave.

Shembull nëse zgjedh një fluturim nga Cyrihu për në Prishtinë me datën 3 tetor bileta për një drejtim kushton 555 EUR, ndërsa për tu kthyer nga Prishtina në Cyrih bileta kushton 449 EUR, shkruan SuharekaOnline.

Çmimin më të lirë të biletave e ka aeroporti i Gjenevës, ku në po të njëjtën datë për në Aeroportin e Prishtinës bileta kushton 344 EUR. Bileta edhe më të lira ka EuroAeroporti i Baselit, ku në të njëtën datë bileta për në Prishtinë kushton 301 cHF.

Gjithashtu për të kursyer para në bileta fluturimi mërgimtarët zakonisht zgjedhin aviokompani që ofrojnë low-cost siç është easyJet, por e njëjta deri më 7 nëntor nuk ka fluturime të planifikuara për në Kosovë.