Hedhet sot shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë

02.07.2021

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet konform Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik. […]

Hedhet sot shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet konform Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00.

Etiketat