Haxhiu: Qeveria Kurti II është e pashmangshme, hilet e pengesat vetëm se na rrisin

07.01.2021

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se më 14 shkurt do të konfirmohet fitorja e Lëvizjës Vetëvendosje. Albulena Haxhiu pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se hilet dhe pengesat vetëm sa e rrisin fitoren e tyre. Sipas saj mbështetja e qytetarëve për VV-në është dyfishuar. “Më 14 shkurt, fitorja […]

Haxhiu: Qeveria Kurti II është e pashmangshme, hilet e pengesat vetëm se na rrisin Foto: Ilustrim

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se më 14 shkurt do të konfirmohet fitorja e Lëvizjës Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se hilet dhe pengesat vetëm sa e rrisin fitoren e tyre.

Sipas saj mbështetja e qytetarëve për VV-në është dyfishuar.

“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, ka shkruar Haxhiu.

Rikujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.