Bizneset Vende Pune Ofertat

Haxhiu për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Procesi do të kthehet në pikën zero

Haxhiu për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Procesi do të kthehet në pikën zero

08.11.2023 Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sot për procesin e dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se Blerim Isufaj nuk do të jetë Kryeprokuror i Shtetit, ndonëse i njëjti është propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në vend të kësaj, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit do të kthehet në pikën zero.

KPK dërgoi emrin e Isufajt edhe te presidentja Osmani, por që e njëjta po ashtu ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së tij është i dyshimtë.

“Mbështes dhe mirëpres letrën e presidentes Osmani për mosdekretimin e z. Isufaj si Kryeprokuror i Shtetit. Kryeprokurori i Shtetit ka mandat shtatë vite dhe sigurisht ky proces duhet të jetë transparent dhe meritor, e jo të ndikojnë grupet e interesit që të ketë një rezultat që dihet se do të ndodhë ai.

Propozimi i njëjtë nga KPK-ja nuk ka bazë as kushtetuese, e as ligjore.

Ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, deklaroi Haxhiu.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Haxhiu: Prokurori negocion për shkatërrim të aktakuzës, nuk është risi

Haxhiu: Prokurori negocion për shkatërrim të aktakuzës, nuk është risi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për mes një postimi në Facebook, ka reaguar pas një shkrimi në media ku një prokuror po negocionte shkatërrimin e aktakuzës me qëllim përfitimin e parave.

Nga ky përfitim, Haxhiu thotë se prokurori Metush Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza vetëm 3 ditë para se merrte vendim Gjykata.

“Një grua me sy të mbyllur, që në njërën dorë mban peshoren dhe në tjetrën shpatën paraqet tash e me shekuj simbolin e asaj që e quajmë Drejtësi. E verbër karshi faktorëve të jashtëm të cilët nuk mund ta cenojnë prerjen objektive me shpatë të drejtësisë. Vetëm asisoj gjykimi mbetet i drejtë”, shkruan Haxhiu.

Ajo ka thënë se nuk është hera e parë që shohim lajme të tilla si ai i djeshmi që u publikua nga ‘Betimi për Drejtësi’ për mënyrën se si një prokuror po negocionte shkatërrimin e aktakuzës me qëllim përfitimin e parave.

“Kështu prokurori Metush Biraj ishte tërhequr nga aktakuza vetëm 3 ditë para se merrte vendim Gjykata. Për ne që kemi jetuar në Republikën e Kosovës e dimë që ky nuk është rast i izoluar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky skandal nuk merr përmasat e asaj çfarë realisht është. Ky është njëri prej shembujve ku i fuqishmi amnistohet sepse drejtësia mund të blihet dhe i varfëri vuan dënimin”, thotë ajo.

Prandaj, sipas saj, vazhdojnë të insistojnë në domosdoshmërinë e një procesi të vettingut, të cilit proces, sipas saj, jo pak zyrtarë nga drejtësia iu kanë frikësuar.

“Vettingut jo pak zyrtarë nga drejtësia iu kanë frikësuar, sikurse kanë bërë me secilën inciativë tonën me qëllim reformën e thellë në drejtësi. Është shqetësues fakti që Këshilli Prokurorial, të cilët reagojnë për secilin status në rrjetet sociale, nuk kanë reaguar ende për këtë skandal”, thotë Haxhiu.

Ajo ka thënë se në vendin tonë nuk do të mund të ketë drejtësi të mirëfilltë pa u kthyer besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe ky besim nuk mund të kthehet pa e prerë qartë mendësinë e kaluar që ende nuk po shkon.

“Ndarja e qartë me këtë mendësi është procesi i vettingut që duhet ta nisim si shtet sa më parë sapo të jemi të zhbllokuar nga Gjykata Kushtetuese për t’ju drejtuar pastaj Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç kemi thënë çdo vonesë në këtë drejtim i shërben vetëm qarkut të vjetër vicioz që nuk do të dali nga kjo valle e padrejtësisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Haxhiu e pranon se u dogjën mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit në IML

Haxhiu e pranon se u dogjën mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit në IML

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, lidhur me djegien e mustaqeve të komandantit legjendar Adem Jashari dhe gishtit të Isa Boletini, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka thënë se nuk ka pasur informacione se ato po mbaheshin në IML.

“Sa i përket asaj çka është raportuar dje, mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore sepse IML nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë, në vitin 2000 familjet Boletini dhe Jashari ia kanë dhënë njërit prej ekspertëve të IML-së. Familjet ia kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtë në zyrë. Po ta dija unë, ato duhej ti mbante shteti. Nuk kam pasur informacione se kanë qenë në zyrë të një prej ekspertëve”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, deputeti Tahiri në replikë ndaj ministres Haxhiu tha se “me ardh me dhënë arsyetime kaq të lehta në mënyrën se si janë dëmtuar mbetjet mortore të të heroit tonë kombëtar Isa Boletini, dhe me fol për mustaqet e Adem Jasharit në këtë formë, kaq lehtë, dhe mos të ndjesh aspak përgjegjësi është e pabesueshme”.

“Nuk do të kisha mundur që të qëndroj në jetën publike si rezultat i një dëmi moral që ma kishte bërë ky rast”, tha Tahiri.

“Të paktën, në kohën tim si Ministër i Drejtësisë nuk kam përjetuar ndonjë gjë të tillë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk kam përjetuar ndonjëherë humbje të mostrave, nuk kam përjetuar ndonjëherë zjarrëvenie – asnjëherë”, shtoi.

Për herë të dytë brenda këtij viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore, është përfshirë nga zjarri, ndërsa të mërkurën u raportua se në rastin e fundit të së martës, janë djegur mustaqet e komandantit legjendar Adem Jashari, dhe gishti i Isa Boletinit, gjë që u konfirmua nga vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të enjte.

Ministria e Haxhiut e konfirmon dështimin e kontratës për aparatet kundër zjarrit në IML

Ministria e Haxhiut e konfirmon dështimin e kontratës për aparatet kundër zjarrit në IML

Dje është shënuar incidenti i dytë i zjarrit brenda këtij viti në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, institucion ky që menaxhohet nga dikasteri i saj – nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni.

Më tej ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo ët konfirmohet nga ekspertët.

“…megjithatë edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit”. 

“Nga vlerësimet e djeshme po ashtu  edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Te dy incidentet kanë mundur të ndodhin për shkak të mungesës së aparaturave për shuarjen e zjarrit, kjo pasi – Ministria e Drejtësisë nuk ka arritur ta nënshkruajë kontratën për këto pajisje.

Të njëjtat kanë munguar edhe dje. Kështu ka konfimruar Ministria e Drejtësisë.

“Lidhur me aktivitetin e prokurimit Servisimi, mirëmbajtjen dhe furnizim me aparate kundër zjarrit, detektor tymi, hidrantë të ujit, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë e ka publikuar disa herë këtë aktivitet të prokurimit, por ka qenë e pamundur të lidhet kontrata për arsye se kemi pasur ankesa nga një operator ekonomik i cili i ështëdrejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)”, thuhet në përgjigjen e MD.

Kjo ministri sqaron se sa ankesa kanë marrë për kontratën në fjalë.

“Ankesa e parë është bërë më datën 07.07.2022, gjatë fazës së tenderimit dhe si pasojë e kësaj, ne kemi qenë të detyruar ta pezullojmë aktivitetin e prokurimit bazuar në nenin 108/A pika 2, të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 dhe nenit 6, të Rregullave për parashtrimin ankesave të miratuar nga KRPP-ja”.

Për pasojë kanë qenë të qenë të obliguar të anulojmë procedurën e prokurimit dhe të bëjmë përmirësimin e specifikave teknike.

“Pas pranimit të vendimit të OSHP-së, në këtë vit është formuar komisioni i hartimit të specifikave, i cili e ka bërë hartimin e specifikave teknike. Zyra e Prokurimit e ka përgatitur dhe dërguar për publikim njoftimin për kontratë me datën 30.03.2023”.

Ndërkohë, më datë 02.05.2023 MD ka pranuar përmes platformës elektronike E-prokurimi ankesën e operatorit ekonomik.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë pezullimin e aktivitetin të prokurimit bazuar në Neni 108/A pika 2, të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 dhe nenit 6 të Rregullave për parashtrimin ankesave të miratuar nga KRPP-ja”, vazhdon përgjigja e MD.

“Ankesa është adresuar në fazën e shpalljes së procedurës, e jo në fazën e përfundimit të aktivitetit. Si pasojë e kësaj nuk kemi pasur mundësi të bëjmë korrigjimin e procedurës, hapjen e ofertave dhe as të shtyjmë afatin e hapjes se ofertave”.

Për këtë çështje sot ka folur edhe e para e drejtësisë, Albulena Haxhiu. 

“Ne kemi pasur tre herë shpallje për këtë dhe ka pasur ankesa nga operatorët gjegjësisht sistemi pastaj pezullojnë çfarëdo procedure prandaj nuk ka mundur me u nënshkruar kontrata lënda është në OShP dhe nuk kemi mundur që ta bëjmë asnjë lëvizje sepse ju e dini që bëhet shkelje bëjnë shekeje zyrtaret përgjegjës të cilët nuk presin përfundimin pranë organit OShP-së, ne kemi kërkuar që të marrim informacione edhe të tjera në raport me shumë procedura  dhe çështje të tjera që ndërlidhen”.

“…tani për tani janë këto informacione që i kemi po iu siguroj që çfarëdo përpjekje që mund të këtë dikush për të dëmtuar institucionin kushdo që ka tendenca qellim të këqija do të dështoj nuk mund të jenë tendencat kriminale më të fuqishme se institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ajo para gazetarëve.

Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende25 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë