Haxhiu: Pas aktgjykimit të Kushtetueses, MSH do t’i marrë masat komunë për komunë në bazë të ligjit aktual

Në 12 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, derisa e ka quajtur mocionin për rrëzimin e qeverisë, të turpit.

Haxhiu ka deklaruar se është i vështirë ndryshimi i Kushtetutës pasi që për këtë duhen 2/3 e votave, derisa ka folur edhe për Listën Serbe.

Natyrisht që dëshira jonë, e imja ka qenë qysh edhe në atë kohë që kushtetuta të buronte nga populli e për të, të kishte referendum, të pyeteshin qytetarët e republikës së Kosovës për aktin më të lartë juridik sepse tek e fundit kushtetuta është një kontratë që shteti e ndërton një marrëdhënie me popullin. Fatkeqësisht nuk ka qenë ashtu, pra pjesë dërmuese e kushtetutës së Kosovës…. Aktualisht në kushtetutën e Kosovës, shpesh e kanë bërë jofunksional Republikën e Kosovës, prandaj ju e përmendët me të drejtë normën, dispozitën kushtetuese që për ta ndryshuar këtë kushtetutë duhet 2/3 edhe të partive që përfaqësojnë qytetarët ose komunitetin jo shumicë në Kosovë, kështu që e ka bërë të vështirë që në kushtetutën tonë të kemi ndryshime thelbësore, ndryshime që janë në interes të qytetarëve në përgjithësi të Republikës së Kosovës. Kjo në atë kohë është bërë në kuadër të diskriminimit pozitiv, por unë nuk kam gjetur ndonjë vend si Kosova që të ketë dispozita të cilat e bëjnë jo funksional. Pra për ta ndryshuar kushtetutën është jashtëzakonisht e vështirë dhe për sa kohë që Republika e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi i Kosovës ka një subjekt politik i cili është dal nga negociatat me Serbinë, por që dirigjohet nga Beogradi. Duke qenë kështu, unë e shoh tepër të vështirë, vetëm në qoftë se ne si institucione të Republikës së Kosovës punojmë me komunitete në veçanti për ta integruar komunitetin serb dhe të tjerat në Republikën e Kosovës, pastaj përfaqësuesit e tyre të jenë persona të cilët e pranojnë Republikën e Kosovës dhe punojnë për të ardhmen dhe të mirën e republikës tonë”, ka shtuar ajo.

Haxhiu thotë se në Kosovë ka probleme të shumta me ligje, pasi që në për to nuk mundet të ketë referendum as në kuvend.

Ajo shton se është e papranueshme që ende nuk është nxjerrë aktgjykim për Ligjin për Paga, ani pse kanë kaluar gjashtë muaj.

“Ka pasur përvoja jo të mira natyrisht, por ka pasur edhe vendime që unë megjithatë i kam përkrahur dhe lavdëruar. Ka qenë vendimi i fundit në atë kohë që unë e pata dërguar nëse mbaj mend ka qenë ligji për dialogun. Nga qeverisja e kaluar pretendonin që ta bënin prirës të dialogut presidentin Thaçi dhe Gjykata Kushtetuese me të drejtë kishte vendosur që ai ligj është jo kushtetues në tërësinë e tij, ku për ta udhëhequr dialogun, sipas kushtetutës, është kryeministri, pra qeveria dhe presidenti ka rolin e këshilluesit në këtë proces. Por ka pasur edhe situate kur ka pasur ndërhyrje të mëdha mbi gjykatën kushtetuese, ndërhyrje nga partitë në pushtet atë kohë, e pas të cilave pastaj gjykata kushtetuese ka mbledh vendime që kanë krijuar më shumë problem se sa zgjidhje. Unë shqetësimin e kam tash vetëm për ligjin për pagat ku Gjykata Kushtetuese gjashtë muaj duhet me trajtu një projektligj për ta nxjerrë një aktgjykim. Kjo është komplet e pa pranueshme duke pas parasysh që shumë qytetarë, sidomos stafi mjekësor, policia janë n pritje të atij ligji. Megjithatë, unë shpresoj që kur krijohet mentaliteti i mirë brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, pastaj kjo dirigjon edhe në të gjitha institucionet tjera. Për aq sa keni mundur ta shihni ne kemi instaluar një mendësi tjetër qeverisje, prandaj unë shpresoj që edhe institucionet tjera do ta ndjekin këtë, pra do të veprojnë vetëm në bazë të ligjit, në bazë të kompetencave ligjore dhe vetëm në bazë të kushtetutës së RK, pa ndikime”, ka shtuar ajo.

Haxhiu thotë se vendimi për lëvizjen e lirë që është kontestuar nga presidenti Hashim Thaci për shkak të inateve të tij personale.

Po, ka qenë një vendim i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qëllimi ka qenë që qytetarët të shmangin daljet dhe në këtë drejtim, është kontestuar, fatkeqësisht, është kontestuar nga presidenti Thaçi për inatet e tij personale që ka me qeverinë aktuale. Por, megjithatë unë kam dy vlerësime ndaj gjykatës, e para që ka thënë që jo vetëm në gjendjen e jashtëzakonshme mund të kufizohen të drejtat e lirisë, por atë mund ta bëjë edhe kuvendi. Ne kemi konsideruar, dmth ata kanë thënë me ligj, ne kemi konsideruar që ligji për sëmundje ngjitëse është i mjaftueshëm për ta bërë një gjë të tillë. Por, në anën tjetër edhe ka thënë që i keni dy javë dmth kohë deri me 13 prill dhe tash po ndërron kur ju duhet të ndërmerrni veprime sa i përket kufizimit të lëvizjes. Tash me sa kam informacione kuvendi është duke punuar në këtë drejtim, pra i ka lënë hapësirë institucioneve që megjithatë ta gjejnë një zgjidhje sa i përket kësaj çështje. Po, ka boshllëk, ka shumë.. dmth është e qartë që Kushtetuta nuk përshkruan në detaje të gjitha procedurat, asnjë Kushtetutë nuk e bën një diçka të tillë. Megjithatë, pastaj ligjet përcjellëse të cilat është dashur që të nxirren ka pasur mangësi në këtë drejtim, që përmenda më herët referendumin, tash ligjin i tillë i cili do të mund ta kufizonte edhe aktet nënligjore, prandaj ka boshllëqe që pastaj për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm që kemi pasur ndër vite në institucione i kanë dmth i kanë shfrytëzuar pikërisht ato, por qëllimi i jonë si qeveri nuk ka qenë i tillë. Ne kemi besuar që kemi vepruar drejtë, po tek e fundit është gjykata ajo që ka vlerësuar ndryshe, prandaj ne i kemi thënë ministrisë së shëndetësisë që brenda ligjit aktual të veprojë me vendime, komunë për komuna, varësisht se si ata e shohin të arsyeshme e pastaj të shohim kuvendin se si do të jetë vendimi i tij”, ka shtuar ajo.

Haxhiu thotë se Gjykata Speciale është njollë që iu është vendosur Kosovës.

Ajo thotë se mocioni për rrëzimin e Qeveisë Kurti ka qenë i turpit, duke shtuar se do të duhej të ishin bashkuar partitë për të luftuar pandeminë.

Tani, kemi goxha si me thënë interpretime sa i përket kësaj për faktin se kemi po pasur natyrisht një program qeverisës i cili është dashur që t’i bindemi, së pari nëse tash bëjmë propozime për ndryshime kushtetuese, ato që ne konsiderojmë që duhet të bëhen natyrisht që do te jetë e vështirë. Kushtetuta kur është ndryshuar, është ndryshuar për të keq. Ta zëmë, e kemi rastin e gjykatës speciale ku ne ja vendosëm një njollë Republikës së Kosovës, pa nevojë, sepse krimet e luftës është dashur që të adresohen të gjitha dhe jo që të ketë gjykata të tilla që do t’i kushtojnë jashtëzakonisht shumë Republikës së Kosovës, por megjithatë për sa kohë kemi një subjekt politik i cili e lufton ashpër Republikën e Kosovës nuk e pranon Republikën e Kosovës, siç është lista serbe, unë nuk mund të them që të ketë propozime, sepse mund të dështojnë, ne mund të provojmë po do të dështojnë. Për sa i përket nismave ligjore, po ashtu edhe kjo është problematike për shkak se tashmë kuvendi në këtë kohë pandemi ka marrë një mocion që unë e kam quajtur të turpit, sepse në këtë kohë pandemi është dashur që të bëhemi të gjithë bashkë, ka rrëzuar një qeveri, dhe tani ne jemi në detyrë dhe është goxha problematike, tani po veprojmë sikur të ishim ministra, pavarësisht që jemi në detyrë natyrisht që jemi në detyrë, por megjithatë është një çështje që duhet ta adresojmë, në kemi shumë prioritete përpara që mund të jenë në kuvend, por vetëm çështja e pandemisë bën që të mos mblidhet kuvendi i Kosovës ne kemi frenuar në këtë drejtim. Megjithatë, është një çështje që do ta adresojmë shumë shpejt. Sfida jonë e parë është që ta kalojmë këtë vështirësi që kemi me një virus e që po merr jetë njerëzish, e pastaj që t’i kthehemi”, tha ministrja në detyrë.

RAPORTO