Haxhiu: Mjekët dhe profesorët do deklarojnë pasurinë gjithashtu, gëzojnë profesione të ndjeshme, lehtë të korruptueshme!

Haxhiu: Mjekët dhe profesorët do deklarojnë pasurinë gjithashtu, gëzojnë profesione të ndjeshme, lehtë të korruptueshme!
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Lajme


Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për ligjin për konfiskim të pasurisë.

Ajo ka dhënë detaje shtesë për këtë ligj, teksa ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë.

“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen. Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë.

Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave, pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha ndër të tjera Haxhiu në “Kanal10”.

RAPORTO