Haxhiu: Jetësimi i vettingut në drejtësi nënkupton ndryshime kushtetuese

Haxhiu: Jetësimi i vettingut në drejtësi nënkupton ndryshime kushtetuese
Taulant Krasniqi

27.04.2021 / Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çfarëdo mekanizmi i jashtëm për vettingun, nënkupton edhe ndryshime kushtetuese.

Haxhiu ka thënë se për Qeverinë kjo do të ishte më e lehtë, porse partitë e tjera politike mund ta kundërshtojnë.

“Nëse duam ta parashohim një mekanizëm të jashtëm të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo sipas juristëve brenda MD-së implikon ndryshime kushtetuese sepse aktualisht janë përgjegjësitë e qarta në Kushtetutë se kush e bën rekrutimin e gjyqtarëve, prokurorëve, kush mund të vendosë për largimin e tyre. Në këtë drejtim, çfarëdo krijimi i mekanizmi të jashtëm, mekanizëm me ekspertë të cilët do ta bëjnë vettingun në të ardhmen, do të nënkuptonte edhe ndryshime kushtetuese”, thotë Haxhiu në KTV. 

“Për MD dhe Qeverinë është shumë më e lehtë të shkojmë me ndryshime kushtetuese, në kuptim të jetësimit të vettingut në sistemin e drejtësisë. Rreziku këtu është te mospërkrahja që mund të ndodhë nga subjektet e tjera politike, sepse duhen 2/3 e votave. Besoj se në fund është në kompetencë të grupit punues, por duhet të shkojmë ndoshta me dy alternativa”, ka thënë ajo.

RAPORTO