Haxhiu: Jemi duke e përgatitur padinë për krimet e Serbisë në Kosovë

07.09.2022

Albulena Haxhiu – Ministrja e Drejtësisë ka thënë se Qeveria është duke e përgatitur padinë për krimet e Serbisë në Kosovë. Haxhiu tha se nuk mund të jap detaje të shumta, pasi është kompetencë e Zyrës së Kryeministrit. “Ne jemi duke punuar për ta paditur Serbinë për krimet që ajo i ka bërë në Kosovë. […]

Haxhiu: Jemi duke e përgatitur padinë për krimet e Serbisë në Kosovë Foto: Ilustrim

Albulena Haxhiu – Ministrja e Drejtësisë ka thënë se Qeveria është duke e përgatitur padinë për krimet e Serbisë në Kosovë.

Haxhiu tha se nuk mund të jap detaje të shumta, pasi është kompetencë e Zyrës së Kryeministrit.

“Ne jemi duke punuar për ta paditur Serbinë për krimet që ajo i ka bërë në Kosovë. Nuk mund të jap detaje, sepse kjo është në kompetencë të Zyrës së Kryeministrit.

Por është duke u punuar në këtë drejtim. Është formuar edhe instituti për krime. Krimet e luftës nuk mund të amnistohen, dhe kjo s’ka lidhje me dialogun që po zhvillohet me Serbinë.”, ka thënë Haxhiu në Context.